Aktualitet

I riu vritet me breshëri armësh brenda lokalit, pista kryesore përplasja mes bandave

Shkruar nga Liberale
I riu vritet me breshëri armësh brenda lokalit, pista kryesore

Vrasje e së dielës mbrëma tronditi qytetin e Shkodrës. 19-vjeçari Erjon Xhenje u vra me breshëri armësh brenda një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, pista kryesore e atentatit, mendohet të jetë përplasja mes bandave. Vrasja e djeshme është vazhdimësi e ngjarjeve kriminale.

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një lokali në lagjen “Kiras”, duke e lënë të vdekur në vend të riun. Trupi i viktimës është identifikuar nga babai i tij.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH