Aktualitet

I riu shqiptar rrëzohet nga parashuta dhe humb jetën në Itali, pronari: Jetoi për të fluturuar, ishte pasioni i tij më i madh

Shkruar nga Liberale
I riu shqiptar rrëzohet nga parashuta dhe humb jetën në Itali,

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pas një aksidenti me parashutën e tij.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 32-vjeçarin Fatjon Garxenaj.

Garxenaj jetonte në Faenza me partneren e tij, ndërsa ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht hap pas hapi.

“Ishte djalë shumë i mirë, si nga ana njerëzore, ashtu edhe në punë. na ka treguar shpesh për fluturimet e tij. Ne kemi një fushë pas këtu dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të zbriste këtu. E kishte nisur këtë pasion disa muaj më parë. Fliste gjithmonë për pasionin e tij me te madh, fluturimin me parashutë, ishte shume entuziast. I pëlqente të fluturonte, jetoi për të fluturuar, e bënte edhe bashkë me partneren”, ka thënë pronari i tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH