Showbiz

I riu shqiptar që çuditi jurinë e “The voice of Germany”: Ëndrra ime, Eurovizioni

Shkruar nga Liberale

Fakti që të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në botë, do të thotë se ata kanë talent. Por nëse në vendin e tyre këtë talent nuk ka kush e  zbulon dhe nuk e zhvillon askush, padyshim që nuk është faji i tyre.

Shqiptari befasoi me performancën e tij  jurinë e “The voice of Germany”, një nga anëtarët e së cilës kaq shumë e ka pëlqyer interpretimin e të riut, sa është ngjitur në skenë të këndojë me të.

Ai quhet Leonardo Kryeziu. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leonardo tregoi emocionet e këtij momenti, duke u shprehur shumë i lumtur.

“Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në The Voice nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”, tha ai.

https://youtu.be/c5MtdyxBERk?t=9

Këngëtari shqiptar rrëfeu më tej dhe dëshirën e tij të pazakontë.

“Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në Eurovizion. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”, ka qenë komenti i Leonardos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH