Aktualitet

I riu shqiptar gjendet i pajetë në burgun anglez

Shkruar nga Liberale
I riu shqiptar gjendet i pajetë në burgun anglez

Ky është Liridon Saliuka, 29-vjeçari shqiptar me origjinë nga Kosova i cili u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Belmarsh të Britanisë së Madhe mbrëmjen e 2 janarit në rrethana ende të paqarta.

Saliuka, i cili kishte lindur në Kosovë dhe mbante një pasaportë britanike, u konstatua i pajetë kur nuk iu përgjigj apelit të rojes së burgut dy ditë më parë.

Shërbimi i Burgjeve po e trajton vdekjen si të vetëvrasje, ndërsa familjarët e tij këmbëngulin se ai është vrarë.

29-vjeçari u arrestua verën e kaluar si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në një klub në lindje të Londrës, akuza të cilat ai i kishte mohuar në vijimësi.

Motra e 29-vjeçarit, Dita, tha për “The Guardian” se do të vinte në vend drejtësinë për të.

Sipas saj, autopsia ende nuk ishte kryer dhe se ata do të mund ta shihnin trupin e tij pas procedurës.

“U aksidentua dy vite më parë dhe i vunë hekura në trup. E kam ushqyer unë derisa u  u shërua. Një mjek na tha se do të mbetej me aftësi të kufizuara të përhershme. Në burgun e Belmarshit, ai fillimisht u vendos në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një dhomë standarde,“-tha 31-vjeçarja.

Ajo ka treguar edhe momentin kur kishte marrë vesh për vetëvrasjen e të vëllait dhe se si atij i ishin mohuar disa të drejta kohëve të fundit.

”Në Belmarsh vëllai im u vendos fillimisht në një qeli speciale ku krevati ishte me dyshek ortopedik por shumë shpejt u transferua në një qeli standarte. Nuk u lejua të bënte një telefonatë të vetme deri natën e Vitit të Ri që arrita ta shoh. Ai më thoshte se njerëzit që kryejnë vetëvrasje janë të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga persona të tjerë se atë ditë ka pasur një konflikt dhe vëllai im është ngacmuar. Ai donte të pastronte emrin e tij nga akuzat por tani nuk do e ketë më këtë mundësi. Por do t’ja pastroj unë.”

Në betejë ligjore për marrjen e paaftësisë

Liridon Saliuka iu nënshtrua një operacioni të gjerë rindërtues pas një aksidenti me automjet dy vjet më parë. Atij ju vendosën hekura në trup, të cilin i krijonin vështirësi si në ecje ashtu dhe në qëndrimin shtrirë. Një raport nga një kirurg, i porositur nga avokati i tij mbrojtës, kishte arritur në përfundimin se ai duhet të konsiderohet si "me aftësi të kufizuara të përhershme".

"Unë i telefonova drejtuesit e burgut në mënyrë të përsëritur për të ngritur shqetësime për paaftësinë e tij, por askush nuk mu përgjigj. Ai u zhvendos natën e Vitit të Ri në një qeli të zakonshme dhe më tregoi se kishte fjetur në dysheme sepse dyshekët ishin të parehatshëm" tregon motra e të riut.

Vrasje apo vetëvrasje? E motra zotohet t'ia pastrojë emrin

Ndaj, këtij rasti të dyshimtë, siç po e kërkon edhe famija është hapur hetim i ri, pasi mënyra se si është trajtuar rasti nga ana e policisë po shihet si jokorrekte nga familja Saliuka.

Vdekja e Liridon Saliukës është diskutuar edhe në Parlamentin e Britanisë, ku deputeti Harroë Gareth Thomas ngriti çështjen në Parlament ‘me shpresën për të siguruar qartësi për familjen e tij, shkruan Gazeta Metro.

Shërbimi i Burgjeve ka konfirmuar se Saliuka kishte vdekur, dhe Avokati i Popullit i Burgjeve dhe Provës po heton.

Ndërsa, edhe Selen Cavcav, zyrtarë i lartë në Inquest, një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat e koronerit, tha se vdekja e Liridonit është shqetësuese dhe se familjarët e tij duhet ta dinë të vërtetën e vdekjes së djalit të tyre.

“Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë të konsiderueshme në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.”, ka thënë Cavcav.

Të hënën, me kërkesën e motrës së Liridonit, Ditës do të lejohet një tjetër hetim në trupin e tij dhe të kuptohet e vërteta.

Kush ishte Liridon Saliuka?

Edhe familja Saliuka nga Drenasi si shumë familje tjera kosovare, për shkak të gjendjes së rëndë që ishte vendi para 20 viteve u detyrua të largohen nga Kosova dhe të migrojnë për një jetë më të qetë. Liridoni me familjen e tij u shpërngulen në Londër para 20 viteve, për një jetë më të mirë.

Liridon Saliuka, dy vite më parë kishte pësuar një aksident të rëndë trafiku, ku si pasojë kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe kishte dëmtuar rënd këmbët, ku me ç’rast i janë vendosur edhe shufra metalike në trup deri në shërimin e plotë, gjë e cila ia vështirësonte qëndrimin në këmbë.

Mirëpo, në verën e vitit 2019 Liridoni u përfshi në një vrasje para një diskoteke në këtë qytet dhe u arrestua bashkë me disa persona tjerë. Ai, po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh, deri me 2 janar të këtij vitit dhe u gjet i vdekur./oranews/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH