Aktualitet

I riu i drejton armës, videoja para vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Shkruar nga Liberale
I riu i drejton armës, videoja para vrasjes së 27-vjeçarit

Mediat kanë siguruar pamje nga ngjarja e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku vra me pistoletë 27-vjeçari Mehmet Qema.

Në videon shfaqen momentet pak minuta para se 28-vjeçari Marius Dema të qëllonte me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit. I riu shfaqet me pistoletë në dorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi të rinjtë, përfshirë këtu edhe Marius Demën shfaqen të qetë dhe nuk ka pasur debat mes tyre.

Po kështu, dyshohet se të rinjtë ishin nën efektin e pijeve dhe lëndëve narkotikëve. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje, mëngjesin e sotëm është vetëdorëzuar në Polici Marius Dema, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu është vetëdorëzuar dhe një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen, Frenkli Myftari, 27-vjeç.

https://youtu.be/Q_Z0M-y8k88

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH