Aktualitet

"I qëndroj besnike Serbisë", kryeministrja Ana Brnabić kërkon dorëheqjen: Vuçiç e refuzon!

Shkruar nga Liberale
"I qëndroj besnike Serbisë", kryeministrja Ana Brnabić

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqjen nga posti i saj, por presidenti Vuçiç e refuzon këtë kërkesë.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, për të qenë të qartë - në çdo moment jam gati të jap dorëheqjen si kryeministre dhe presidenti i Serbisë Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje”, shkruan ajo në Twitter.

Po ashtu ajo shkruan se, i qëndron besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiç.

“Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë për zgjedhje. Sigurisht që i qëndroj besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiç”, shtoi Ana Brnabić.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH