Ilir Toska është zgjedhur sot anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë Toska është zgjedhur me 13 vota nga 9 vota që i duheshin gjithsej.
Toska do të zëvendësojë në kushtetuese gjyqtarin Gani Dizdari.
Ilir Toska, ish-gjyqtari i Apelit Tiranës, ishte nga të parët që kaloi me sukses procesin e vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për Toskën, që në verën e vitit 2018, duke e konfirmuar atë në detyrë.
Gjyqtari Toska u shqyrtua me përparësi për shkak të kandidaturës së tij për Këshillin e Lartë Gjyqësore. Në seancën dëgjimore të zhvilluar asokohe, sipas KPK, gjyqtari Toska ishte vlerësuar pozitivisht sa i përkiste justifikimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Sipas komisionit, Toska gëzonte vetëm një pasuri të patundshme, një apartament të blerë 50 mijë euro në Tiranë. /Liberale.al/