Globi

I preu kokën shoqes dhe e futi në valixhe, kjo është gruaja e parë që dënohet përpara kamerave

Shkruar nga Liberale
I preu kokën shoqes dhe e futi në valixhe, kjo është gruaja

Një grua është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau dhe i preu kokën shoqes së saj dhe më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi atë.

Jemma Mitchell pasi i mori jetën 67-vjeçares Mee Kuen Chong në shtëpinë e saj në Londër në qershor të vitit 2021.

"Unë dal në përfundimin se ju jeni jashtëzakonisht dinake", i ka thënë gjykatësi.

Sipas BBC, trupi i viktimës ishte gjetur në pyll në Salcombe nga një pushues dhe koka e saj u zbulua aty pranë disa ditë më vonë

Mitchell u bë vrasësi i parë dhe gruaja e parë, që u dënua në televizion në Angli dhe Uells, pasi rregullat u ndryshuan për të lejuar kamerat në sallat e gjyqit. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH