Aktualitet

I premtuan një jetë më të mirë të resë, arrestohet çifti shqiptar

Shkruar nga Liberale
I premtuan një jetë më të mirë të resë,

Një çift shqiptarësh është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Ata u vunë në pranga mbrëmjen e së mërkurës. Bëhet fjalë për burrë e grua, respektivisht 66 dhe 55 vjeç.

Të dy në fakt kanë qenë të dënuar nga gjykata. Gruaja duhet që të vuajë 5 vjet burg dënim dhe 1 mijë euro gjobë, ndërsa burri u shpall fajtor për dhunë të vazhduar dhe të agravuar seksuale. Ai duhet të vuajë dënimin me 12 vjet burg dhe pagimin e një gjobe prej 4 mijë Eurosh.

Historia e tyre me drejtësinë nis në vitin 2009. Në muajin dhjetor asokohe, një vajzë e re shqiptare denoncoi çiftin. Ajo kishte shkuar në Itali pasi ata i kishin premtuar një jetë më të mirë, me shumë mundësi të punonte si kujdestare për të mbajtur bashkëshortin dhe 3 vajzat e vogla që jetonin në Shqipëri. Por sapo kishte arritur atje, ëndrrat iu shuan, pasi u detyrua që të prostituonte në provincën e La Spezia-s.

Pas këtij denoncimi, policia nisi hetimet ku u zbulua se çifti fshihej pas këtij shfrytëzimi. Çdo gjë ishte organizuar në detaje. Madje kur të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme, ata e rrihnin vajzën.

E reja kishte jetuar prej kohësh nën terror, aq sa nuk i kishte rrëfyer asgjë edhe bashkëshortit, të cilin e kishte në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH