Showbiz

“I plagosur nga ndikimet e jashtme”, Alban Ramosaj i thotë lamtumirë muzikës!

Shkruar nga Liberale
“I plagosur nga ndikimet e jashtme”, Alban Ramosaj i thotë

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka ndarë një lajm të trishtë për adhuruesit e tij të muzikës, pasi ka njoftuar papritur se do të largohet nga tregu muzikor.

Ramosaj në ‘Instagram’ dha "lamtumirën" me të gjithë mbështetësit, duke ia atribuar këtë vendim vetë vetes së tij, pasi thekson se pasioni i palodhur për muzikën dikur tashmë pas 10 vitesh është zbehur.

Ndërkohë shton se “Fusha e betejës në të cilën ai ndodhet, e ka lënë të plagosur dhe të ndjeshëm”

‘Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flakët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shkruan ai ndër të tjera

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH