Aktualitet

I mori jetën komshiut për një gardh, momenti kur gruaja dhe i biri morën lajmin

Shkruar nga Liberale
I mori jetën komshiut për një gardh, momenti kur gruaja dhe i

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me sherrin në Pogradec që përfundoi me një viktimë, dhe me autorin e arratisur.

Mësohet se viktima është shtetasi Safet Hyskollari, ndërsa autori i ngjarjes është identifikuar si Fatos Manellari.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për një gardh ose rrugë në fshat, ndërsa autori sipas te dhënave, kurohet nga depresioni.

Pasi u godit me thikë Hyskollari ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit. Sakaq, familjarët e të ndjerit e mësuan faktin se 65-vjeçari kishte ndërruar jetë nga mediat që shkuan në vendngjarje, për të informuar publikun mbi atë që kishte ndodhur.

Tronditëse ka qenë edhe momenti i parë kur bashkëshortja e autorit dhe djali i tij, kanë marrë dijeni mbi atë që kishte ndodhur.

Bashkëshortja e 63-vjeçarit dëgjohet të thotë e shqetësuar: Ka vdekur? Po si moj ka vdekur? Obobo! Ne nuk e dinim. Vetëm njëri? Vdiq ë?

Ndërkohë i biri po ashtu i tronditur pas veprimit të të atit është dëgjuar të thotë: Tani e mora vesh prej jush. Ku e dija unë?

https://youtu.be/65RM3n4ry5w?t=27

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH