Aktualitet

I mituri u gjet i varur në banesë pas lojës në Tik-Tok/ Flet mësuesja

Shkruar nga Liberale
I mituri u gjet i varur në banesë pas lojës në Tik-Tok/ Flet

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë të të miturit ka folur sot për mediat mësuesja kujdestare, Roberta Naraci. Ajo e përshkroi të miturin, i cili quhej Nasir .Y, si një nxënës me tipare lideri dhe fëmijë shumë të shkathët.

Mësuesja kujdestare u shpreh se gjatë orëve të mësimit kanë këshilluar nxënësit sa i përket me anët negative që kanë përdorimi i rrjeteve sociale apo celularit.

Prononcimi i plote i mësueses kujdestare

Nasiri ka qenë një nxënësi i imi që prej klasës së parë, ishte shumë tronditëse, atë natë kur morëm lajmin. Nasirin mund ta përshkruaj si një nxënës shumë të mirë me arritje shumë të mira, me tiparet e një lideri, një fëmijë shumë i shkathët, i cili rrezatonte mirësi tek secili prej nesh, gëzonte gjithë respektin e shokëve dhe mësuesve.

Përsa i përket familjes së tij, gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë miqësore edhe një komunikim shumë të mirë me prindërit e tij. Ata janë përgjigjur në kohë gjithmonë kërkesave të shkollës, nuk kam fjalë ta përshkruaj rastin të cilin na ka ndodhur.

Si ka qenë sjellja e Nasiri?

Sjellja e Nasirit ka qenë shumë e mirë, asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Përsa i përket përdorimit të rrjeteve sociale në të gjitha orët edukative ne theksojmë që, unë dhe gjithë mësuesit e shkollës theksojmë pa fund negativitetin, ose anët negative që ka përdorimi i rrjeteve sociale dhe i celularit.

I përdorin fëmijët gjatë mësimit?

Po edhe i përdorin, por unë i këshilloj që ato të jenë edhe nën kujdesin e kontrollin e prindërve dhe i këshilloj që të mos hapin faqe të cilat nuk janë të përshtatshme për ta.

Keni arritur të komunikoni me familjarët si ka ndodhur ngjarja, pasi dyshohet për shkak të përdorimi të aplikacionit Tik-Tok?

Kam arritur të komunikoj, por jo direkt me prindërit, por me familjarë të tjerë më të largët, pak a shumë këtë ide kanë edhe ato. Megjithëse nuk janë shumë të qartë si ka ndodhur. Kontrolli i prindërit nuk duhet të mungojë për asnjë arsye për asnjë moment sidomos kur nxënësit janë ende në moshë kaq të vogël. Jemi të gjithë të tronditur, falë edhe punonjëse sociale që ka shkolla është bërë një punë shumë e mirë për të ndryshuar pak humorin e nxënësve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH