Aktualitet

I mituri aksidentohet me makinë, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale
I mituri aksidentohet me makinë, dërgohet me urgjencë në

Një fëmijë 4 vjeç është aksidentuar në fshatin Vlosh të Fierit. I mituri është dërguar në spital, por nuk dihet ende si është gjendja e tij.

Burimet policore thonë se dyshohet që aksidentin e ka shkaktuar shtetasi me inicialet M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

"U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH