Aktualitet

I mbylli në banesë dhe i kërcënonte me thikë, nëna dhe motra denoncojnë 36-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
I mbylli në banesë dhe i kërcënonte me thikë, nëna

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili raportohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Ai u vu në pranga nga efektivët në Kuçovë pasi e ëma dhe motra e denoncuan se i kishte mbyllur në një dhomë të shtëpisë duke iu hequr lirinë.

Sipas tyre 36-vjeçari, i ka kërcënuar me thikë.

Hetimet për rastin vijojnë, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH