Globi

"I mbyllën sytë dhe e çuan në një vend të panjohur", ushtarët rusë rrëmbejnë drejtorin e termocentralit Zaporizhzhia

Shkruar nga Liberale
"I mbyllën sytë dhe e çuan në një vend të

Agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom ka bërë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia është marrë kapur nga ushtria ruse.

Sipas BBC, Ihor Murashov u arrestua teksa po udhëtonte nga objekti për në qytetin e afërt Enerhodar të premten pasdite.

Ndërkohë që, thuhet se Murashovit i kishin lidhur sytë dhe e dërguan në një vend të panjohur.

Energoatom i ka bërë thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Zaporizhzhia është centrali bërthamor më i madh në Evropë dhe shpërthimet e një pas njëshme në këtë zonë kanë rritur rrezikun e një fatkeqësie bërthamore. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH