Sociale

I mbuluar me flamurin shqiptar, niset drejt Lushnjës arkivoli me trupin e pajetë të 23 vjeçarit

Shkruar nga Liberale
I mbuluar me flamurin shqiptar, niset drejt Lushnjës arkivoli me trupin e

Pasditen e sotme, arkivoli i Klajdi Bitrit, të riut shqiptar që u vra në Itali, është nisur drejt Shqipërisë.

I mbuluar me trëndafila dhe i shoqëruar nga miqtë e të afërm, arkivoli është përcjellë drejt Shqipërisë nga Porti i Ankonës me traget.

Trupi i pajetë i 23-vjeçari do të përcillet drejt banesës së fundit në Lushnje, aty ku jeton familja e tij.

Shpenzimet e ceremonisë mortore do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes, me vendim të Këshillit Bashkiak. Klajdi Bitri u vra disa ditë më parë në komunën e Sirolosë në Itali nga një algjerian, i cili e goditi me pushkën e peshkimit. Shtiza i preku organet vitale, zemrën dhe mushkërinë. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal për lirimin e rrugës.

Klajdi Bitri doli nga makina për të mbrojtur mikun e tij italian por u godit nga algjeriani.

Poll
SHQIPENGLISH