Showbiz

“I lëpin b…. Ramës”, Arjola Demiri sherr me ndjekësen: Shko vizitohu, qelbanike, mizerje!

Shkruar nga Liberale
“I lëpin b…. Ramës”, Arjola Demiri sherr me

Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur shpesh me kritika nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Një ndjekëse e aktores, ndërsa ajo ishte ende pjesë e “Big Brother Vip” ka komentuar disa foto teksa Arjola qëndron e shtrirë në krevat.

Në një nga fotot në profilin e saj në Instagram një ndjekëse i komenton:

“A e ke larë zhulin e këmbëve?”

Nga ana tjetër ish-banorja nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet ndjekëses me ironi: “Jo Rudinçkë se ke marrë vesh se i kam bërë tato”.

Por “sherri” virtual në seksionin e komenteve nuk ka përfunduar me kaq, pasi ndjekësja i shkruan Arjolës se sipas saj “do të ngelet zhulse si në pamje ashtu në shpirt.”

Gjithashtu ndjekësja ka përmendur edhe foton që aktorja e humorit publikoi me kryeministrin Edi Rama.

“Bëj tatto sa të duash prap zhulse do ngelesh, si në pamje ashtu edhe në shpirt. U qurravite sa u këpute. Tani shkon e lëpin b*thën e Ramës. Je shumë mirë por shumë fallco”- thuhet në komentin e ndjekëses.

Por ka qenë po aq i ashpër edhe reagimi i aktores, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për kryeministrin Rama.

“Ke nevojë për vizitë tek doktori, s’më mëson dot mua një femër e frustruar, e acaruar, qelbanike, mizerje, shpirt zezë si ti se çfarë bëj unë…. A po të vjen inat a”– përgjigjet Arjola në komente.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH