Life Style

I kërkoi falje pasi u kap mat me kolegen, reagon gruaja e Timberlake

               Publikuar në : 12:54 - 06/12/19 liberale

Aktori dhe këngëtari i njohur Justin Timberlake i kërkoi falje bashkëshortes ditën e djeshme pas fotove që qarkulluan në rrjet ku ai dhe kolegia e tij Alisha Wainwright shiheshin të kapur për dore.

Në mediat e huaja u tha se aktori po e tradhtonte bashkëshorten, pasi ai kishte hequr edhe unazën e martesës. Pas thashethemeve reagoi vetë aktori, i cili i kërkoi falje publikisht gruas dhe tha se nuk ishte ky shembulli që donte t’i jepte të birit.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Dua të sqaroj që asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges sime. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë”, shkrujti Justin.

Pas kësaj ka reaguar bashkëshortja e Timberlake, aktorja Jessica Biel. Burime për prestigjiozen ‘People’ bëjnë me dije se ajo mendon se bashkëshorti nuk e ka tradhtuar por e ka tepruar paksa me pijen.

Ai është miqësor, por kësaj rradhe e teproi me pijen. Por Jessica mendon se ai nuk e ka tradhëtuar. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë tij”, u shpreh burimi.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back