Showbiz

I këndon vjehrrës, por çfarë nuseje do donte të ishte Era Rusi?

Shkruar nga Liberale
I këndon vjehrrës, por çfarë nuseje do donte të ishte

“Me zemër të bardhë”, është një nga këngët më të njohura të Era Rusit, një bashkëpunim me Fatmira Breçanin që ka në qendër një marrëdhënie të bukur nuse-vjehrrë. Duke marrë shkas nga titulli i këngës, në intervistën në “Rudina” në Tv Klan, Era foli edhe për mundësinë e të jetuarit në një shtëpi të përbashkët me prindërit e bashkëshortit.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: “Me zemër të bardhë”, i jemi referuar titullit, por fjalia pastaj ka marrë tjetër kuptim. Me zemër të bardhë do të shkosh te vjehrra? Je nga ato vajza që mendon se mund të jetosh në familje me bashkëshortin, vjehrrin dhe vjehrrën? Si e mendon, nëse do të ta kërkonte?

Era Rusi: E mendoj që varet si do të ma sjellë jeta sepse e shoh si nga krahu im. Nëse familja ime do të ketë nevojë, natyrisht edhe unë do ta marr familjen time në shtëpinë time. Nëse familja e bashkëshortit tim në të ardhmen do të ketë nevojë për ne, natyrisht që do t’i marrim në shtëpi.

Rudina Magjistari: “Më zëvendësove” është një tjetër titull i këngës së Era Rusit. Kaq lehtë zëvendësohet Era Rusi? Dyshoj.

Era Rusi: Edhe më kanë zëvendësuar, por e kanë kuptuar më vonë.

Rudina Magjistari: Nuk kanë ditur ç’kanë humbur, kjo është pak por e sigurt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH