Globi

I kapur me drogë, shkarkohet këshilltari i ministrit në Kosovë

Shkruar nga Liberale
I kapur me drogë, shkarkohet këshilltari i ministrit në

Enis Qerka u arrestua në fund të vitit 2018, pasi u kap  me 113 kg drogë të llojit heroinë.

Pas dy vjetësh ai emërua këshilltar i ministrit të Drejtësisë që vien nga radhët e AAK-së Selim Selimi.

Fillimisht kur ky lajm u publikua në media, zyra e kabinetit të ministrit e kishte arsyetuar emërimin me faktin se janë pushuar hetimet ndaj tij.

Por sot ministri Selimi ka bërë të ditur se pas raportimeve në media e ka liruar nga detyra Qerkën. Nga Lëvizja Vetëvendosje është kërkuar dorëheqja e ministrit Selimi.

Qerka ishte i shoqëruar bashkë me tre persona të tjerë në fund të vitit 2018 dhe ishin nisur në drejtim të Maqedonisë ku edhe kanë rënë në pranga të policisë.

Ai ishte arrestuar bashkë me Selim Qerkën, Gent Selacin dhe Labinot Zenelin i cili po ngiste veturën ku edhe u gjet droga.

Vetura dyshohej se i përkiste turkut Nedjet Cesuroglui cili ishte gjetur i vdekur ndërsa policia kishte dyshuar se në të ka sasi të konsiderueshme e drogës ku edhe u prangosën 4 persona në mesin e tyre Iskander Saleh dhe Xhemajl Shala, ndërsa vetura bashkë me drogën dyshohet se u largua në kohën kur erdhën policia.

Cesuroglu ishte ndër personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri për ngritjen dhe funksionimin e laboratorit të drogës në Has të shkatërruar gjatë operacionit “Volvo 4”.

Gjykata ia pati caktuar Qerkës një muaj paraburgim, por ai ishte liruar nga paraburgimi pas një jave, me urdhrin për t’u paraqitur në stacion të Policisë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH