Aktualitet

I jepet fund pritjes, ndryshime të tjera në marrjen e patentës

               Publikuar në : 14:41 - 13/08/19 LP

Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta.

Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet, e merr që atë ditë”, thotë drejtori i DPSHTRR për Tch.
Kjo risi do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera./Gazeta Liberale
(Visited 347 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *