Globi

I infektuar me Covid-19, Hoti reagon pas akuzave

Shkruar nga Liberale
I infektuar me Covid-19, Hoti reagon pas akuzave

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale ditën e dielë .

Sot e kam bërë testin për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka hedhur akuza në drejtim të Hotit, duke thënë se nuk ka respektuar protokollin dhe nuk është izoluar.

Kryeministri Hoti ka reaguar pas këtye akuzave, duke u shprehur se pas testimi është izoluar dhe ka pritur rezultatin.

"Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16.

Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket.

Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten", shkruan Hoti në Facebook.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH