Aktualitet

I hynë në banesë për ta grabitur, 54-vjeçari i dhunuar përfundon në spital. Autorët ende në arrati

Shkruar nga Liberale
I hynë në banesë për ta grabitur, 54-vjeçari i

Një 54-vjeçar në fshatin Baltëz ka përfunduar në spital, pas përleshjes me grabitësit. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, disa persona i kanë hyrë në banesë dhe kanë tentuar ta grabisin.

Rezistencës të hasur nga pronari i banesës, hajdutët i janë kundërpërgjigjur me dhunë. 54-vjeçari është transportuar në spital për shkak të dëmtimeve të marra, por ndodhet ashtë rrezikut për jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, po vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH