Aktualitet

I humbën sendet e babait tek Infektivi, gruaja: M'i dhanë pasi...

Shkruar nga Liberale
I humbën sendet e babait tek Infektivi, gruaja: M'i dhanë pasi...

Një grua nga Tirana ka denoncuar humbjen e sendeve të babait të saj të prekur nga koronavirusi që është transferuar nga spitali Infektiv tek spitali COVID 3 ditën e djeshme.

Gruaja ka folur nga spitali Infektiv për gazetarin Erjon Skëndaj duke thënë se prej 24 orësh kërkonte sendet personale të të atit 82-vjeçar, por nuk ia jepnin.

Sot gruaja ka bërë denoncimin dhe në polici dhe në media dhe për 30 minuta janë gjetur portofoli me para dhe sendet personale dhe spitali Infektiv ia ka kthyer.

Sipas saj, në kallëzimin në polici ka denoncuar koordinatoret, të cilat thotë ajo janë personat përgjegjës. Prej 24 orësh ajo thotë se ka marrë vetëm një herë informacion dhe nuk e di si është gjendja.

“Erdha dje për të mi dhanë nuk m’i dhanë. Atje thanë i ka marrë e bija. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, i ke tek COVID 3. Shkoj atje më dhanë vetëm varësen. Po nuk ishte portofoli as unaza. Pastaj kur denoncova mi gjetën. Asgjë s’më thanë, merri ja ku i ke sendet dhe kaq. Nuk lajmëronin këto. Më thanë i ke atje, atje më thanë i ke këtu. As ushqimet që i kemi sjellë dje nuk i ka marrë. Koordinatorja i kishte thënë e ka marrë e bija tek COVID 3, e bija jam unë, por nuk i kam marrë”, deklaroi gruaja. /BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH