Aktualitet

I hodhën “Audi Q7-n” në erë, 35-vjeçari tregon dyshimet për autorët

Shkruar nga Liberale
I hodhën “Audi Q7-n” në erë, 35-vjeçari tregon

Makinës së Artan Lleshit iu vendos tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

"Audi “Q7” ishte e parkuar buzë rrugës, përballë banesës në Bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, ku ka shpërthyer sasia plasëse. Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e pasagjerit, çka lë të dyshohet se ky ishte një mesazh për Artan Lleshin dhe jo një tentativë për ta vrarë.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

Vetë Artan Lleshi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës jeton në Britaninë e Madhe. Një nga pistat ku po heton policia është edhe ajo e konflikteve që mund të ketë pasur Artan Lleshi jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër ai këtë ngjarje e ka lidhur me një tjetër ngjarje të rëndë. 35-vjeçari ka treguar në polici, se xhaxhai i tij është akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2000.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH