Aktualitet

I gjenden thasë me kanabis në banesë, arrestohet i riu në Vlorë

Shkruar nga Liberale
I gjenden thasë me kanabis në banesë, arrestohet i riu në

Një person është arrestuar nga policia pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Vlorë i është gjetur 12.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

"Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.", njofton policia e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Ferma”, në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH