
Life Style
I dinim kushërinj, Ermal Fejzullahu zbulon çfarë e lidh me Fifin

Pak kohë më parë në “Shiko kush luan”, Fifi dhe Ermali thanë se janë kushërinj me njëri-tjetrin. Fifi tha se kanë lidhje gjaku dhe se familja e Ermalit ka pasur mbiemrin e saj, por e ka ndryshuar më vonë.
Së fundmi, i ftuar në “Express Rozë”, Ermali ka treguar se ai dhe Fifi janë nga e njëjta krahinë. Megjithatë, këngëtari shtoi se nuk janë të afërt me njëri-tjetrin.
“Me një prejardhje shumë të largët jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, tha Ermali.
KOMENTO (0)