Aktualitet

I dha sot fund jetës pranë varrit të saj. Çfarë shkruante mësuesi për mungesën e gruas para aktit fatal

Shkruar nga Liberale

Një ngjarje e trishtë preku sot Ballshin dhe mbarë opinionin publik.

Petrit Jaupaj, 63 vjeç, nga Ballshi, mësues i lëndës së Biokimisë, i ka dhënë fund tragjikisht jetës pasi ka pirë fotoksinë pranë varrit të gruas së tij, e ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Dukej se çifti kishte qenë mjaft i lidhur me njëri tjetrin. Vdekja e gruas pak kohë më parë e ka tronditur thellë shpirtin e mësuesit i cili i dedikonte vazhdimisht vargje dhe thënie asaj.

Në një postim në Facebook, Petrit Jaupaj shkruan: 7 Marsi i parë pa ty Tasha. Nuk ishe në shtëpi të bëheshe gati si më parë. Tani kjo festë nuk do të jetë më si 39 vitet e shkuara kur ne festonim dhe uronim njëri-tjetrin. Po 8-Marsi Tasha. Do jetë hera e parë që vajzat tona nuk do të urojnë… Sa dhimbje na ka shkaktuar ikja jote. Por ti do jesh si flutur në zemrat tona!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH