Aktualitet

I dënuar për trafikim të miturish, kapet në Durrës 41-vjeçari

Shkruar nga Liberale
I dënuar për trafikim të miturish, kapet në Durrës

Policia ka vënë në pranga një person të rrezikshëm, të dënuar me rreth 16 vite burg për dy vepra të rënda penale, “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Verjon Menaj, i cili ka tentuar të largohet me vrap, pasi i janë kërkuar dokumentet.

"Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap. Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës

I kërkuan autorizimin për lëvizjen, kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe largohet me vrap, por kapet gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Vihet në pranga 41-vjeçari, i cili ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim.

Po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, kapet dhe vihet në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap. Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës, Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH