Aktualitet

Ishte dënuar në mungesë në Shqipëri, arrestohet kamerieri shqiptar në një hotel në Itali

Shkruar nga Liberale
Ishte dënuar në mungesë në Shqipëri, arrestohet

Policia arrestoi një 30-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili prej disa kohësh jetonte në qytetin e Benakos.

Hetimet, sipas mediave italiane  nisën pas një sinjali nga Interpol ku raportohej për praninë e mundshme në qytet të një personi që kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, në pritje që prej dhjetorit 2022, për shkak se ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale të trafikut të drogës.

Policia aktivizoi burimet e saj të informacionit falë të cilave arriti në një periudhë shumë të shkurtër kohore të identifikonte të kërkuarin, i cili punonte si kamarier në një hotel të zonës, ku u vu në gjurmët dhe u prangos pa bërë rezistencë. Tridhjetë vjeçari pas verifikimeve u shpall i arrestuar dhe në përfundim të formaliteteve u dërgua në burgun e Trentos në dispozicion të kryetarit të Gjykatës së Apelit të Trentos.

Në ditët në vijim ai do të jetë në pritje të ekstradimit në Shqipëri ku do të vuajë dënimin. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH