Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg, ja italiani që bënte biznes në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
I dënuar me 8 vite burg, ja italiani që bënte biznes në

Ferdinando Muollo është emri i italianit i aarestuar në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 8 vite burg në Itali.

Italiani ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe prej disa vitesh banues në Durrës, ku ushtronte edhe aktivitetin tregtar.

Pas një pune 18 muajore, në kuadër të operacionit policor “Dentisti”, strukturat hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Durrësit, arritën identifikimin, gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur paraprakisht 750 000 euro.

Prokuroria e Napolit, në përgjigje të kërkesës për asistencë ligjore të Prokurorisë Durrës, konfirmoi se shtetasi Italian F. M., 56 vjeç, lindur në Itali dhe banues në lagjen nr. 13, në Plazh Durrës, me shtetësi dhe kombësi Italiane është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napolit, Itali.

Shtetasi italian F. M. ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku F. M. ka 30 % të kuotave.

Më datë 29 tetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës miratoi kërkesën e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të shtetasit Italian F. M., vlera e të cilave paraprakisht përllogaritet 750 000 euro.

Këto pasuri përfshijnë:

• 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës;

• 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës;

• 1 automjet me vlerë 40 000 Euro;

• afro 10 000 euro llogari bankare;/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH