Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg, dorëzohet ish-shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Shkruar nga Liberale
I dënuar me 8 vite burg, dorëzohet ish-shefi i krimeve në

Ish-shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, Gjergji Kohila, i dënuar me 8 vite burg si pjesë e grupit Habilaj, është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbrëmjen e të mërkurës.

Më 1 dhjetor, Kohila u shpall fajtor për akuzat e “trafikut të narkotikëve” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjykata e Posaçme e dënoi me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul automatikisht në 8 vite. Dënimi ishte i njëjtë me atë që SPAK kishte kërkuar për Kohilën.

I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Kujtojmë që pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja në ngarkim e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, është regjistruar pranë Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH