Showbiz

I dashuri i Miley Cyrus konfirmon zyrtarisht lidhjen: Jam i lumtur

Shkruar nga Liberale

Ka qenë një periudhë e vështirë dhe plot surpriza për këngëtaren Miley Cyrus. Pas divorcit nga bashkëshorti i saj Liam Hemsworth dhe ndarjes nga mikesha e saj Kaitynn Carter pas vetëm 1 muaj lidhje, tashmë po shijon një lidhje të re.

Prej pak ditësh ajo ka nisur një histori dashurie me shokun e saj të fëmijërisë, muzikantin Cody Simpson dhe duket se të dy po e shijojnë kohën së bashku.

Gjatë një intervistë për “Hollywoodlife” Simpson ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen me Cyrus duke theksuar se ndihej shumë i lumtur:

“Jam shumë i lumtur, ajo është kreative dhe e bën gjithçka me pasion,”- u shpreh ai, duke e vlerësuar publikisht këngëtaren.

Ndërkohë edhe ish-bashkëshorti i Miley, aktori Liam Hemsworth ka nisur një lidhje të re me aktoren Maddison Brown. Vetëm pak ditë më parë ata u fotografuan duke u puthur me njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH