Showbiz

"I çova një pjatë me fasule", Big Basta tregon si "ia mori mendjen" Vesa Lumës

Shkruar nga Liberale
"I çova një pjatë me fasule", Big Basta tregon si

Big Basta ka qenë i ftuar "Në Kurthin e Piter Pan", ku tregoi se si e ka bërë për vete partneren e tij, Vesa Lumën.

“Vesën e dua shumë sepse ne kemi shumë vite bashkë por takimin tonë të parë bashkë e kemi pasur në Dancing With the Stars. Ngaqë Vesa nuk më kërkonte tekste për artistët e tjerët i shkova i thashë po ti pse s’më ke kërkuar ndonjëherë. Pastaj aty filloi afrimitetit mes nesh. Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thashë mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule. Të nesërmen i çova Vesës fasule edhe ma ktheu pjatën me fasule dhe plot me dashuri”, tregoi Big Basta.

Reperi dhe bashkëshortja e tij Vesa janë prindër të një djali që quhet Lian.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH