Aktualitet

“I çmenduri, vendin po çmend,” deputeti thirrje për largimin e Ramës

Shkruar nga Liberale
“I çmenduri, vendin po çmend,” deputeti thirrje

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e vendit, teksa ka bërë thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

Teksa rendit disa nga situata ku gjendet Shqipëria, nga largimi i shqiptarëve, te gjendja e vështirë ekonomike, Maliqi thotë se duhet larguar e keqja sa më parë.

Sipas tij duhet një sistem i ri zgjedhor, i ngjashëm edhe me të Kosovës, që në zgjedhjet e së dielës rezultoi i suksesshëm.

Shqiperia vendi i pare ne bote per azilkerkues, vetem janar-korrik kane kerkuar azil politik 14000 banore, pra 55 banore per 100 mije kerkojne azil politik ne Europe me shume se Siria, Afganistani, Iraku etj. Po iken rinia, po mbyllen shkollat, po braktisen spitalet nga infermieret vendi po shkon drejt 1 milion banoreve. Edi Rama mbetet e keqja e vendit, varferon popullin per ta pasur te nenshtruar si ne kohen e diktatures, bashkepunon me oligarke e banda, ka zaptuar institucionet, realizoi zgjedhje moniste lokale, shantazhon e kercenon opoziten, mediat, artistet, prokuroret, denon te varfrit. Edi Rama ska lidhje me socialistet, ai s’do ndryshim sistemi elektoral pasi do tepsine vetem nuk do demokraci.

Kosova realizoi zgjedhje demokratike dhe numeroi e shpalli rezultatin per 4 ore. Humbesit pranuan humbjen, fituesit pershendeten qytetaret. Haradinaj me doreheqjen e tij tregoi vlera patriotike duke dashur me shume vendin se karrigen e tij dhe dha doreheqje si Kryeminister. Albin Kurti pas fitores leshoi nje lum akuzash per Edi Ramen dhe keshilltarin e tij Batonin si njeriun me te urryer ne Kosove dhe bashkepuntore te serbeve dhe nepermjet tij dhe ministrin rrenacak e te paafte te jashtem Caka. Vetem Rama dhe Vuçiç nuk shqiten nga karriget,nuk njohun aktin e doreheqjes pasi per ta eshte interesi vetjak e personal mbi te gjitha dhe jo ai kombetar.

Populli yne u ngop me fjale duhen vepra duhet te marre ne dore fatet e vendit. Duhet te ngrihemi o sot o kurre, une jam i pari, vendi ka nevoje per sistem zgjedhor pse jo dhe si Kosova ose sistem mazhoritar, ndryshimi i sistemit zgjedhjor, zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri per fatet e vendit. Nje i cmendur gjithe vendin cmend, duhet larguar e keqja sa me pare nga drejtimi nga lidhja me krimin, bandat, oligarket, duhet te clirohen scialistet nga Rilindja, te clirohet Shqiperia nga ky pushtues i fateve te vendit”, tha ndër të tjera Maliqi në deklaratën e tij./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH