Aktualitet

I bënë atentat në Durrës, kjo është gjëndja e prokurorit Arjan Ndoj

Shkruar nga Liberale
I bënë atentat në Durrës, kjo është gjëndja e

“BalkanWeb” mëson detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të prokurorit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë. Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Ndoj aktualisht ndodhet në sallën e operacioneve në spitalin e Durrësit. Mësohet se ai ka marrë 2 plumba.

Nga atentati mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 të tjerë. Aktualisht nuk dihen identiteti i personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Dyshohet se atentati ka lidhje me detyrën e Prokurorit, një emër i përfolur edhe nga politika, pas vendimit të tij në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Ngjarja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH