Aktualitet

I arrestuar për vjedhje, 40-vjeçari i jep fund jetës në burg

Shkruar nga Liberale
I arrestuar për vjedhje, 40-vjeçari i jep fund jetës në

Një shqiptar në Bolonja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e paraburgimit.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është rreth moshës 40 vjeçare. Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës.

Shqiptari raportohet se kishte qenë në paraburgim prej disa muajsh, dhe nuk ishte vetëm në qeli, por i burgosur tjetër nuk ka parë asgjë, pasi ishte në gjumë.

Ai mësohet se ishte në pritje të dilte në gjyq me akuzën për vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Sipas zyrtarëve të burgut, shqiptari në orët e fundit para se të kryente aktin ekstrem kishte kërkuar dhe telefonuar familjen e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH