Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e vajzës, Buci: E trafikuan për prostitucion

Shkruar nga Liberale
I akuzuar për vrasjen e vajzës, Buci: E trafikuan për

Në shtator të vitit 2020 bëri bujë zbardhja e ngjarjes së vitit 2012, kur pas Dajtit në Tiranë u gjetën mbetje kockore dhe nga ekspertiza rezultoi se eshtrat e groposura i përkisnin Eglantina Bucit. Për këtë ngjarje policia arrestoi Faik Bucin, babain e vajzës që e akuzonte për organizimin e vrasjes, si dhe Shkëlzen Bucin, vëllain e Eglantinës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së motrës.

Për herë të parë ka folur në media Faik Buci duke treguar versionin e tij. Në një intervistë ekskluzive nga burgu Jordan Misja për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, babai i viktimës, Faik Buci ka treguar variantin e tij të historisë. Ai thotë se fillesat e ngjarjes janë që në vitin 2008, kur vajza e tij u largua nga banesa dhe kishte marrë me vete një shumë parash prej 18.5 milionë Euro.

Faik Buci pretendon se vajza e tij ishte trafikuar për qëllime prostitucioni. Ai thotë se kishte bërë denoncim për largimin e vajzës nga banesa dhe vjedhjen e parave.

“Tani e vërteta e kësaj ngjarje daton që në vitin 2008 kur vajza ime është larguar nga shtëpia nëpërmjet një personi që nuk mund ta bëj të ditur, bashkë me këtë personin me një fjalë, në 2008-ën me një shumë lekësh prej 18 milionë e gjysmë. Dhe është larguar nga shtëpia, atë ditë unë s’kam qenë në shtëpi kam qenë me gruan në spital, dhe më vjen informacioni nga djali i vogël që më ka vdekur: Babi është larguar vajza, Eglantina, nga shtëpia. Dal nga spitali dhe kthehem në shtëpi, te Komisariati Nr.4 në Tiranë dhe bëj një kallëzim, kallëzim që më ka ikur vajza. Pastaj i drejtohem Komisariatit Nr.5 në Tiranë dhe bëj një kallëzim që më është larguar vajza nga shtëpia bashkë me 18 milionë e gjysëm lekë të vjetra. Në këtë moment, të dhëna nga persona të besueshëm të komshinjve më thonë që vajza jote ka ikur me një makinë të bardhë në orën 9 e gjysëm – 10:00 në Babrru dhe e kanë çuar në Vlorë atë ditë bashkë me një tjetër e kanë çuar në Vlorë në katin e dytë dhe e kanë trafikuar për ca kohë, e humbur, dhe unë nuk rreshta së kërkuari duke kërkuar që të gjendet vajza ime. Çdo përgjigje që unë kam trokitur në dyert e organeve ligjzbatuese të cilat nuk m’i hapën dyert kurrë, të cilët më refuzuan dhe duke më thënë se ajo ka moshë madhore dhe nuk ke pse të ndërhysh ti në jetën e saj. Pra ishte një person i humbur, kishte vjedhur shtëpinë e vetë në bashkëpunim me dy persona të tjerë të cilët unë i kam emrat, i kam bërë të ditur në Prokurorinë e Tiranës, kam bërë një kallëzim dhe nuk u mor parasysh absolutisht asgjë. Në 2010 kam pasur kontakte sepse në kohën që e gjeta nëpërmjet televizionit, e gjej me një këngëtar nga Kukësi, e përdorte si valltare. Edhe i them oficerit të policisë së zonës që shko dhe më sill vajzën, përndryshe do ketë punë ai kuksiani. Dhe më thotë nesër në mëngjes se sot, nesër ose pasnesër pas 2-3 ditësh e sjellin te Komisariati Nr.5 në Tiranë. Shkoj unë bashkë me gruan dhe në këtë kohë vjen i shoqëruar me një person, me një polic dhe pashë dhe një tjetër”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH