Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, gjykata “liron” Mario Meshinin

               Publikuar në : 16:43 - 16/05/19 Liberale

Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për Marjo Meshinin, mikun e Devi Kasmit. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje për 25-vjecarin.

Meshini u arrestua menjëherë pas vrasjes, si i dyshuar për bashkëpunim me autorët.

Ai ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në vrasjen e Kasmit.

25-vjeçari ka dëshmuar se në momentin kur është vrarë Devi Kasmi, ai ka qenë i pranishëm, ndërsa ka shtuar se autori (të cilit Meshini i ka bërë një përshkrim që rezultoi i saktë) i ka drejtuar armën, por fatmirësisht nuk ka qëlluar.

Maroi Meshini u arrestua në 30 janar të vitit 2018, në momentin e arrestimit Meshini nuk ka pranuar akuzën ndërsa me dëshminë e tij ka dhënë ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit.

Masa e arrestit u dha në të njëjtën ditë kur policia arrestoi grupin kriminal “Enigma” të cilin e akuzon për vrasjen e Devi Kasmit.

Policia bëri me dije se Kasmi u ekzekutua nga një vrasës grek me pagesë ndërsa organizator është personi i shpallur në kërkim Altin Aurel Hoxhallari./ Gazeta Liberale

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *