Aktualitet

I akuzuar për vrasje, Gjykata nxjerr nga burgu Behar Bajrin

Shkruar nga Liberale
I akuzuar për vrasje, Gjykata nxjerr nga burgu Behar Bajrin

Gjykata e Shkodrës ndryshoi sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, i cilësuar si një personazh kyç i grupit ‘Bajri’.

Para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi. Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që përfundoi, gjykata vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë.

Bajri u arrestua në Roterdam, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës. Pjesëtarët e fisit Bajti u arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” në shtator të vitit 2018 duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohej se në qershor të 2002 ka vrarë ish të fejuarën e tij. Në fillim u raportua si vetëvrasje por nga hetimet rezultoi se e reja ishte ekzekutuar nga një distancë e afërt. Prova e fortë që kanë prokurorët e krimeve të rënda është fakti se e njëjta pistoletë u përdor edhe në një vrasje tjetër rreth 15 vite më vonë, ku i dyshuari kryesor është Behar Bajri (Rustemi).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH