Kronikë

I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, në pranga i shumëkërkuari

Shkruar nga Liberale
I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, në pranga i

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar sot në Itali. Bëhet fjalë për Binak Çelën, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i tij u bë në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018. Ndaj tij rëndon akuza e ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe e ‘grabitjes’.

Binak Çela u ndalua pas një kontrolli rutinë rrugor, ku pasi kishte parë patrullën rrugore, shqiptari tentoi të bëj një ndryshim drejtimi të automjetit, gjë që ka çuar në dyshimet e ndjekjen nga patrulla e policisë. Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist e nuk njihte rrugët. Por kontrolli i Policisë Italiane zbardhi identitetin e tij duke e vënë në pranga.

Ndaj tij rëndon akuza e ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe e ‘grabitjes’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH