Aktualitet

Hysi tregon arsyet e largimit nga PS: Si e priti vendimin Rama

               Publikuar në : 16:52 - 03/03/21 liberale

Deputetja e PS, Vasilika Hysi rrëfeu në News24, arsyet e vendimit të saj për të mos kandiduar në zgjedhjet e 2021. Hysi u shpreh se ky është një vendim personal i menduar gjatë, jo një vendim i minutës së fundit.

“Unë nuk e kam politikën profesionin tim. Unë erdha nga jeta akademike dhe mendova në një moment të caktuar, mendoj se në 12 vite, një mandat në opozitë dhe dy mandate në qeverisje, ishin të mjaftueshëm dhe mendoj që të vë një balancë më të mirë, mes punës familjes miqve” – u shpreh Hysi, ndërsa shprehet se ndihet shumë e vlerësuar në PS.

E pyetur për reagimin e kryeministrit Rama lidhur me vendimin e saj, deputetja Hysi u shpreh se ai nuk e priste largimin e saj. Më tej, nënkryetarja e Parlamentit tregoi edhe mënyrën si ja komunikoi vendimin e largimit kryeministrit Rama.

“E kam bërë me letër kohë më parë. Por jam takuar këto ditë me të. Shprehu keqardhje dhe vlerësoi faktin që unë nuk ikja me hatërmbetje. Është një vendim që unë e kam marrë me shumë qetësi. Ne jemi në fushatë elektorale dhe është krijuar një debat aspak i përshtatshëm për reformën në drejtësi. Përpjekjet për këtë reformë kanë filluar në vitin 2010. Kështu që kryeministri nga njëra anë nuk e priste largimin, por vlerësoi faktin që unë i kam dhënë sa kam mundur dhe brenda hapësirave që mund të kesh në një parti. Unë jam e gatshme të kontribuoj, sidomos për atë që kam shumë përzemër, reformën në drejtësi”, tha Hysi.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back