Aktualitet

Hysi: Kushtetuesja do të nisë menjëherë shqyrtimin e shumë dosjeve

Shkruar nga Liberale
Hysi: Kushtetuesja do të nisë menjëherë shqyrtimin e

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, deklaroi se edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk është plotësuar me 9 anëtarë, do të nisë shqyrtimi i dosjeve që kanë qenë në pritje prej një kohe të gjatë.

“Ishte një nevojë jetike për qytetarët. Për të gjykuar në seancë publike duhet të jenë 2/3 e anëtarëve. Për t’u plotësuar nevojiten edhe 3 anëtarë. Tashmë, për shumicën e çështjeve do të fillojë shqyrtimi. Tashmë kemi një mekanizëm më shumë. Gjykata duhet të jetë me 9 gjyqtarë, por tashmë edhe me 6 anëtarë është funksionale. Nga java tjetër do të kemi edhe fillim të shqyrtimeve të seancave publike. Tashmë shumë dosje që kanë mbetur aty do të fillojnë të shqyrtohen”, tha Hysi në A2.

Më tej, kryetarja e Komisionit të Ligjeve u shpreh se tashmë duhet të Këshilli i Lartë Gjyqësorë duhet të përshpejtojë procesin për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve që duhet të promovohen, me qëllim që Gjykata e Lartë të vijojë me propozimet e anëtarëve të Kushtetueses.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH