Aktualitet

Hyseni: Rekomandimet e Venecias s’do aplikohen më 25 prill

               Publikuar në : 20:11 - 29/10/20 liberale

Kuvendi i Shqipërisë votoi në seancën e sotme rrëzimin e dekretit të presidentit Meta, i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor.

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni në studion “Ilva Now” tha se rekomandimet e Venecias nuk mund të aplikohen në këto zgjedhje, por këshillat e tyre shtoi ai do të merren në shqyrtim për zgjedhjet e tjera.

Venecia e ka detyrim, sepse ajo për çdo kërkesë që i bëhet e merr në konsideratë dhe e shqyrton. Ndryshimi është se kur ka gjëra esenciale, Venecia e përshpejton, fakti që as Venecia nuk e mori në konsideratë, kjo tregonse nuk ka shkelje të parimeve të rëndësishme. Ne nga ana tjetër e presim çdo rekomandim të Venecias. Ne jemi të parët të pakënaqur me këtë kod, por kaq hapësirë kishim nga marrëveshja e 5 qershorit, por nuk na lanë këta (opozita) që sot flasin si OSBE-ODIHR. Nëse ne nuk do ta bënim Kodi, ne i rrezikonim zgjedhjet. Ky nuk është kodi ideal, por jam i bindur se pas zgjedhjeve do të diskutohet dhe do të ketë ndryshime thelbësore. Nuk vlen (opinionin i Venecias) për këto zgjedhje, por do t’i adresojmë në zgjedhjet e tjera”, tha ai.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back