Tetë persona janë proceduar për vepra të ndryshme penale në Tiranë, 3 prej tyre të arrestuar dhe 5 në gjendje të lirë. Ndër to një 35-vjeçar ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet.
Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Njoftimi i policisë
Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 u bë arrestimi për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” i shtetasit:
– L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet. Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” edhe shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policies, për prangosjen e shtetasit L. T.
Nga Komisariati i Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit:
– A. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i shtetasit:
– A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallzim krimi”.
Materialet proceduarale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.