Globi

Hyri ilegalisht në Kosovë, ndalohet në Zveçan ish-ministri Jabllanoviç

Shkruar nga Liberale
Hyri ilegalisht në Kosovë, ndalohet në Zveçan ish-ministri

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviç, është ndaluar mbrëmë në Zveçan. Së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë në automejt, ai kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dhe saktësisht ka ndodhur në rrugën për në Izvore.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, njofton policia.

Rasti është hapur në polici, ndërsa të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH