Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur 10 mijë euro në banesën e një gruaje.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet A.Z, banues në Elbasan.
“Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e Policisë.