Globi

Hungaria do të ndalojë rreptësisht mitingjet që mbështesin organizatat terroriste

Shkruar nga Liberale
Hungaria do të ndalojë rreptësisht mitingjet që

Hungaria nuk do të lejojë asnjë tubim në mbështetje të “organizatave terroriste. Kështu deklaroi të premten kryeministri Viktor Orban, duke shtuar se të gjithë qytetarët hungarezë duhet të ndihen të sigurtë, pavarësisht besimit apo origjinës së tyre.

Izraeli është zotuar të asgjësojë lëvizjen e Hamasit që sundon Rripin e Gazës në shenjë ndëshkimi për sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve hebrenj që nga Holokausti, kur qindra persona të armatosur të grupeve të Hamasit u derdhën mbi gardhin e barrierës dhe sulmuan nëpër qytetet izraelite mëngjesin e së shtunës.

Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Egjipti dhe Japonia.

"Është tronditëse që ka mitingje simpatie në mbështetje të terroristëve në të gjithë Evropën," tha Orban, duke iu referuar pasojave evropiane nga sulmi ndaj Izraelit.

Nacionalisti Orban, një aleat i liderit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej, por shtoi se ishte e rëndësishme që konflikti të mos përhapet në vende të tjera, duke destabilizuar të gjithë rajonin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH