Aktualitet

Hungaria dhe Polonia bllokojnë paketën e BE për rimëkëmbjen

Shkruar nga Liberale
Hungaria dhe Polonia bllokojnë paketën e BE për

Hungaria dhe Polonia kanë vendosur veto kundër paketës disa trilionë euroshe të BE për rimëkëmbjen nga Covid-19, pasi kundërshtojnë ligjin e ri, i cili lidh fondet e BE me shkeljet mbi shtetin e së drejtës.

Të dyja këto shtete kanë pasur përplasje me Brukselin gjatë viteve të fundit për shkak se akuzohen se kanë kryer hapa pas në gjendjen e demokracisë në vend.

Pas shumë përpjekjesh, liderët europianë ranë dakord për shumën që do të shpenzojë BE në 7 vitet e ardhshme.

Paketa vjen me një shumë prej 1.8 trilionë eurosh, prej të cilave 750 miliardë janë akorduar për rimëkëmbjen nga koronavirus.

Eurodeputetët këmbëngulën që fondet të transferohen me kushtin e respektimit të vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Përmes këtij mekanizmi të ri, një shtet i BE mund të humbasë fuqinë veto dhe t’i ndërpriten fondet nëse kjo lëvizje mbështetet nga shumica e vendeve të tjera anëtare.

Por për shkak të veto-s nga Hungaria dhe Polonia mund të bllokohet gjithë procesi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH