Aktualitet

Humori shqiptar në zi! Ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës

               Publikuar në : 16:59 - 30/05/19 Liberale

Humori shqiptar sot ndodhet në zi, pasi është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare Muhamet Liko, njëri nga parodistët e Vlorës.

Mësohet se aktori i njohur i humorit ka ndërruar jetë në Itali, për shkak të atakut kardiak. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e zemrës.

Muhamet Lika ishte martuar me Zhanetë Likën, ishte babai i 2 fëmijëve dhe gjyshi i 3 nipërve dhe mbesave.

Shfaqja e tij e fundit ne Teatrin e Vlorës ka qenë “koktejl në piano bar” e ardhur në skenën vlonjate me 13 prill.

Që prej asaj kohe mësohet të ketë shkuar në Itali. Për tu mbajtur në mbikqyrje për problemet që ka pas me zemrën.

Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *